Olta Gixhari “trondit” fansat me postimin e fundit nga Kuba

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka ndezur rrjetet sociale me një postim të ri nga pushimet e saj në Kuba.

Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet në ujë, duke treguar format e saj të mrekullueshme me bikini.

Pozat e saj kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë mbushur seksionin e komenteve me komplimente, duke e quajtur një “yll” dhe një nga femrat më elegante të ekranit shqiptar.

Ajo vetë e priti me humor reagimin e fansave, duke shkruar në përshkrim: “Hajt, shkruani çfarë të doni, vetë e kërkova”.

Kjo frazë ironike tregoi edhe një herë natyrën e saj pa komplekse dhe të drejtpërdrejtë.

E njohur për sinqeritetin dhe stilin unik, Olta Gixhari vazhdon të mbetet një nga personazhet më interesante dhe të dashura për publikun shqiptar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme