Abuzime me fondet/ Balluku merr 2.2 mld euro për investime me burime të brendshme

Qeveria shqiptare synon të thyejë rekordin historik të investimeve kapitale me fonde të brendshme në dy vitet në vijim 2025-2026 me më shumë se 1,1 miliardë euro për secilin vit.


Këtë vit programi i investimeve publik është 1,6 miliardë euro nga të cilat 1,1 miliardë lekë janë fondet te brendshme, ndërsa vitin tjetër zëri i investimeve publike planifikohet 167,5 miliardë lekë nga të cilat 112 miliardë lekë (1,1 miliardë euro) do të jenë nga fondet e brendshme.

Siç shihet nga të dhënat qeveria do të financojë investimet publike 329 miliardë lekë (3,3 miliardë euro) me 2025-2026, nga të cilat 225 miliardë lekë (2,2 mld euro) do të jenë fonde të brendshme të grumbulluara nga taksat dhe tatimet.

Investimet publike në këtë nivel pritet të përqendrohen në frontet e hapura të punimeve në infrastrukturën rrugore kryesisht në autostradën Tiranës-Durrës, Korridorin Veri-Jug dhe Korridorin 8 etj dhe Portin e ri të Porto Romanos.

Përgjatë 2025-2028 nga buxheti i shtetit pritet të investojë një vlerë prej 675 miliardë lekësh ose 6.7 miliardë eurosh. Kjo shumë është e konsiderueshme për një shtet me sipërfaqe të vogël si Shqipëria.

Nga viti 2021 në vitin 2024 qeveria shqiptare ka investuar mbi 485 miliardë lekë më shumë se 4.8 miliardë euro, por pavarësisht shumave të mëdha vendi ynë mbetet me hendekun më të lartë të infrastrukturës në Rajonin e Ballkanit sipas të dhënave te OECD-së që i takojnë periudhës 2020-2024.

Përgjithësisht investimet publike në Shqipëri karakterizohen nga praktika të paqarta dhe mungesë transparencë. Proceset administrative komplekse dhe burokracia e theksuar shpesh vonojnë miratimin dhe zbatimin e projekteve, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme, të cilat më pas shoqërohen me rritje të kostove.

Shpesh përzgjidhen projekte të cilat nuk lidhen me plane afatgjata të zhvillimit. Mungesa e ekspertizës dhe e burimeve të kualifikuara brenda institucioneve shtetërore kontribuon në menaxhimin joefikas të projekteve dhe përdorimin joefikas fondeve.

Në vitin 2024 shpenzimet publike të vendit ishin rreth sa 31 e për qind e PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhen të jenë në mbi 38% e PBB-së për qind të PBB-së nisur nga nevojat më të larta të financimit të skemës së pensioneve dhe financimet më të larta në shëndetësi nga plakja e popullsisë.

Në konsultimin e fundit të marrëveshjes më Shqipërinë, stafi teknik FMN projekton rritje të shpenzimeve buxhetore duke nisur që nga viti 2026. Zërat që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen dhe për digjitalizimin.

FMN sugjeron se rritja e shpenzimet publike duhet të shoqërohet me rritje të të ardhurave. Veçanërisht konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve e cila duhet të sigurojnë një mbulim më të mirë të popullsie me kontribute. Për të rritur të ardhurat për sigurimet shoqërore do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor./ Monitor

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme