Çdo i treti fëmijë në Maqedoni ka probleme me mbipeshën

Gazetare: Linda Ebibi

Pacienti me peshën më të madhe në vend është 288 kilogram. Ndërsa, rreth 35 për qind e popullsisë në vend vuan nga obeziteti, prej tyre 15 për qind janë fëmijë, ndërsa 20 për qind janë popullsia e rritur. Në shënimin e ditës botërore të obezitetit, u theksua nevoja për hapjen e qendrave të reja për trajtimin e këtyre pacientëve, pasi në dy qendrat ekzistuese nuk mund të kontrollohen të gjithë pacientët.

“Kemi bërë numër të madh të kontrolleve, rreth 2000 kontrolle janë bërë vetëm në qendrën tonë, rreth 1500 kontrolle janë në qendrën e 8 Shtatorit. Kështu që kemi një numër të madh të pacientëve dhe kemi nevojë të madhe për formimin e qendrave të reja, pasi ka raste që nuk mund të arrijmë të kontrollojmë të gjithë pacientët dhe të marrin udhëzime për në klinikën tonë”, deklaroi Taner Hasan, Drejtor i Endokrinologjisë.

Nga Shoqata e Pacientëve me obezitet thonë se kjo sëmundje sjell edhe sëmundje tjera serioze si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

“Obeziteti është sëmundje kronike, e cila ka shumë komplikime dhe për fat të keq, për derisa nuk parandalohet dhe trajtohet mund të vjen deri tek pasojat serioze siç është vdekja. 2:44 Gjithmonë themi më mirë ta parandalojmë se sa ta shërojmë. Me parandalimin, parandalojmë edhe sëmundje tjera që gjithashtu janë serioze”, theksoi Irfan Ahmeti, kryetar i Shoqatës së pacientëve me Obezitet.

Në mënyrë që këta pacientë të mos shkojnë jashtë shtetit për ndërhyrje kirurgjike, Fondi Shëndetësor do të mundësoj operimin e 40 pacientëve.

“Numri është më i lartë se 25 pacient, është diku 40 pacientë. Kemi 30 pacientë që janë për trajtim kirurgjikal, dhe 10 janë për kapsula zgjeruese. Gjatë këtij muaji, ose nga fundi dhe fillimi i muajt të ardhshëm do të fillojnë intervenimet e para që do të jenë të financuara nga fondi shëndetësor”, u shpreh Ognen Kostovski, drejtor i Klinikës Kirurgjike Digjestive.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se së shpejti do të hapet edhe një qendër për trajtimin e pacientëve me obezitet në Prilep. Ndërsa për pacientët që janë me diabet si pasojë e obezitetit, Taravari tha se këtë vit është siguruar 20 për qind më shumë terapi e insulinës, dhe janë siguruar 85 senzorë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme