Tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetari i saj, Albin Kurti ka marrë më së shumti vota.
Kurti ka marrë 337 mijë e 101 vota. Madje ai del të jetë lideri më i votuar në historinë e Kosovës, duke qenë se Vjosa Osmani ishte më e votuara me 300 mijë e 756 vota në zgjedhjet e vitit 2021.
Kandidati i dytë më i votuar është Bedri Hamza i PDK-së, i cili ka marrë 173 mijë e 438 vota.
Lumir Abdixhiku i LDK-së nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka arritur të marrë 146 mijë e 352 vota.
Ndërsa, 44 mijë e 990 vota ka marrë kandidati për Kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA.+
- Votimi në Kosovë
Albin Kurti 290862
Bedri Hamza 164459
Lumir Abdixhiku 126297
Ramush Haradianaj 42658
- Votimi me kusht
Albin Kurti 4318
Bedri Hamza 2051
Lumir Abdixhiku 1347
Ramush Haradinaj 453
- Votimi me nevoja të veçanta
Albin Kurti 621
Bedri Hamza 499
Lumir Abdixhiku 389
Ramush Haradinaj 170
- Votimi përmes Postës
Albin Kurti 30508
Bedri Hamza 5375
Lumir Abdixhiku 17358
- Votimi në përfaqësi diplomatike
Albin Kurti 10792
Bedri Hamza 1054
Lumir Abdixhiku 961
Ramush Haradinaj 232
/Reporteri.net/