Agjencia e Postave gjatë vitit 2024 nuk i ka arritur rezultatet e nevojshme

Agjencia e Postës gjatë vitit 2024 nuk i ka arritur qëllimet, prioritetet dhe rezultatet e nevojshme në punën e saj dhe me këtë nuk ka kontribuuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe shkatërrimin e konkurrencës jolojale. Kjo është konkluza të cilën në mënyrë unanime e votuan deputetët e Kuvendit, në seancën e sotme të Komisionit të Transportit. Konkluza, u propozua nga deputet i VMRO-DPMNE-së, pas një këndvështrimi të tij në lidhje me raportin, për të cilin deputetët nuk debatuan.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi raportin vjetor për punën e Agjencisë së Postave gjatë vitit 2024. Pika 2, Kuvendi konstaton se Agjencia e Postave në vitin 2024 nuk i ka realizuar aktivitetet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe shkatërrimin e konkurrencës jolojale. Pika 3, Kuvendi vlerëson se Agjencia e Postave në vitin 2024 nuk i ka arritur qëllimet, prioritetet dhe rezultatet. Dhe pika 4, kjo konkluzë, bashkë me raportin e Komisionit për Transportit, Transformimit Digjital, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duhet t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Transportit dhe Agjencisë së Postave”, deklaroi Toni Jarevski, deputet i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme