Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan sot janë shoqëruar në komisariatin e policisë të paktën katër zyrtarë të kompanisë Eco Alb.
Burime zyrtare nga Prokuroria konfirmuan se janë shoqëruar pas një hetimi penal që po zhvillohet ndaj kësaj kompanie drejtori, një inxhinier, një përgjegjës dhe një zyrtar i rëndësishëm i kësaj kompanie.
Ndërkohë janë sekuestruar dokumentacione të shumta të Eco Alb.