Kronikë
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber, Yalcin Ali Hanca, Mustafa Cosekoglu, etj…”.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 20, datë 06.03.2025 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin Ali Hanci për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin Ali Hanci për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yalcin Ali Hanci me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yalcin Ali Hanci t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Mustafa Cosekoglu me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mustafa Cosekoglu t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saber për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saber për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Soran Saber me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Soran Saber t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
- Lidhur me provat materiale, në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe 36 të Kodit Penal, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit: – Mjeti lundrues tip “Velierë” me të dhëna ****, me flamur të shtetit turk. – Një mjet lundrues tip “skaf me dy motorra”, sekuestruar në Vlorë. – Dy aparate celulare, njëri i markës “Iphone 6S model A1” me numër IMEI **** dhe një aparat i markës “Xioami” me nr. IMEI **** sekuestruar bashkë të pandehurit Mehdi Mamushli. – Një aparat celularë i markës “Samsung” me numër IMEI **** dhe një aparat celularë “Samsung” A31 me nr. IMEI ****, sekuestruar shtetasit Yalcin Hanci. – Një aparat celularë i markës “Redmi” me numër **** sekuestruar shtetasit Mustafa Cosekoglu. – Një shumë parash në shumën **** euro sekuestruar bashkë të pandehurit Klodjan Gjikondaj, shuma e parave prej **** euro sekuestruar të pandehurit Mohamed Abdel Renim Sherif dhe shuma **** euro që ndodhen brenda në pasaporten e shtetasit Mohamed Abdel Renim Sherif. – Aparati celularë i Klodian Gjikonda, aparat telefoni celular i markës “Iphone”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Klodian Gjikondi, aparat telefoni celular i markës “Huawei”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin mbrapa “ONE”, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin në kapak “Redmi” i shtetasit Erjol Lleshi, aparat celular i markës “Iphone” ngjyrë të zezë i shtetasit Fatjon Belaj, aparat telefoni i markës “Samsung remax”, me ngjyrë gold i shtetasit Robert Hysa, aparat telefon i markës “Samsung Galaxy A 21s”, me ngjyrë blu, me 2 karta sim i shtetases Kristiana Kocllari, aparat telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, me ekran të thyer, i shtetasit Qazim Ismailaj, aparat telefon i markës “Iphone X”, me ngjyrë të bardhë, i shtetasit Fatjon Kocllari, telefon i markës “Iphone 6”, me ngjyrë gri, i shtetasit Dushan Spahiu, telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, i shtetasit Robert Hysa, telefon “Samsung”, me tastiere me ngjyrë e zezë i shtetasit Zamir Muliu, telefon “Nokia”, me tastierë ngjyrë e zezë i shtetasit Petrit Pashaj, telefon “Iphone”, me ngjyrë e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyre e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyrë e bardhë i shtetasit Dushan Spahiu. – Një pasaportë e shtetasit Mohamed Abdel Renim Mohamed Eliva Sherif, ti kthehet shtetasit Mohamed Sherif.
- Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake, si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve 393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.
- Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ekzekutojë këtë vendim.
- Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar