​Shënohet 7 marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet mësimdhënësve, në shkolla dhe universitete.

Shtatë marsi e ka zanafillën e hershme, që kujton themelet e para të shkollës shqipe – në fakt ka filluar të kujtohet që kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe, në Korçë.

Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë u themelua më 7 mars 1887.

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe të gjithë punonjëseve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Kjo ditë shënohet tradicionalisht në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme