Kocevski hodhi poshtë akuzat e qeverisë, të përfshira në propozimin për shkarkimin e tij

Kryeprokurori Lupço Kocevski hodhi poshtë akuzat e qeverisë, të përfshira në propozimin për shkarkimin e tij. Kocevski në një deklaratë për media tha se propozimin e ka marrë dje dhe nga ajo që ka parë vlerëson se nuk ka bërë ndonjë gabim të madh profesional, shkruan Alsat.

Prokurori i shtetit po ashtu theksoi se në ditët në vijim do të prononcohet me shkrim lidhur me propozimin dhe përgjigjen do t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë. Më pas, Këshilli do të duhet të caktojë seancë dhe të vendosë, nëse dhe çfarë gabimi profesional ka bërë Kocevski. Megjithatë, në fund deputetët do të duhet të vendosin për shkarkimin e tij.

“Gjatë ditës së  djeshme  më është dorëzuar propozimi nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe në një afat të arsyeshëm do të prononcohem për të gjitha pikat. Mbetem në qëndrimin se, nga ajo që pata mundësi ta shqyrtojë në propozim nuk ka asnjë bazë për konstatimin e shkeljes së rëndë disiplinore”, tha Lupço Kocevski, Kryeprokuror./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme