Përmes një shkrimi, Sveçla i VV-së, shprehet se ndërrimet pozitave të ekzekutivit në Kryeqytet, po bëhen ‘për larje të borxheve të ndryshme të interesit që veprojnë në Komunën e Prishtinës e në subjektin që qeverisë me Prishtinën”.
“Figura të vjetra në paketime të reja… Asgjë parimore e meritore, nuk ka në këto ndryshime. Kur kanë mbetur 6-7 muaj deri në zgjedhjet e reja, përfitimi i qytetarëve të Prishtinës nga këto ndryshime është zero—ashtu siç ka qenë deri më tani”- ka shkruar Sveçla.
Të premten, më 07.03.2025, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi për emërimin e Dushit si nënkryetar të ri të komunës.
I pari i Kryeqytetit, njoftoi se Dushi do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qëndror.
“Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata. Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin” – ka shkruar Rama më 07.03.2025 në “Facebook”.