Policia kufitare në Bërnjak ka gjetur 15 mijë euro para në veturën që po e voziste një shtetas i Bosnjës. Paratë kanë qenë të padeklaruara.
Mjetet e padeklaruara janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës.
“Me datën 06.03.2025, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të Republikës së Kosovës, Policia Kufitare & Dogana e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndaluar për kontrolle një automjet të tipit Kia Sportage me targa të Bosnje e Hercegovinës. Gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar, në automjetin të cilin e drejtonte vozitësi shtetas i Bosnje e Hercegovinës, janë hasur 15 000 (pesëmbëdhjetëmijë) Euro para/kartëmonedha të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e PK-së.