Prokuroria Publike: Dy persona kanë shantazhuar një stomatolog, duke i kërkuar 5.000 euro

Prokuroria Publike ka informuar se dy persona të dyshuar kanë shkuar në ordinancën stomatologjike tek një dentist pas një termini të caktuar dhe kanë dhe kanë bërë kërcënime dhe shantazhe ndaj mjekut.

“I dyshuari i ka treguar stomatologut një videoklip me përmbajtje gjoja komprometuese dhe ka kërkuar 5000 euro për të mos e publikuar videon. Në momentin që stomatologu ka filluar të regjistrojë bisedën, i dyshuari e ka vërejtur dhe i ka marrë telefonin, e ka fshirë regjistrimin dhe e ka larguar me forcë stomatologun nga zyra”, thonë nga prokuroria.

Prokurori publik, për shkak të seriozitetit të ngjarjes, ka propozuar që ndaj të dyshuarit të parë të caktohen masa të sigurimit, si sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit, ndalim për afrim apo kontakt me të dëmtuarin, si dhe detyrim për paraqitje në organin kompetent”, shtoi prokuroria.

Aktualisht po merren masa për zbardhjen e identitetit të të dyshuarit të dytë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme