Policia ka njoftuar se sot në Mitrovicë, është raportuar për një aksident, me ç ‘rast një veturë godet një fëmijë të moshës një vjeçar e gjysmë (i lindur 11.04.2105), ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës, këmbësori ka mbetur pa shenja jete, ku drejtuesi i automjetit, po me të njëjtin automjet e dërgon në spitalin rajonal në Mitrovicë, dhe nga mjeku përgjegjës konstatohet vdekja e fëmijës.
Në njoftim për media, thuhet se nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, me prezencë të prokurorit dhe nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, rezulton se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Sipas rrethanave të vendit të ngjarjes në kohën e aksidentit viktima (fëmija) ishte duke kaluar rrugën.
“Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, nuk është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, por iu është liruar familjarëve. I dyshuarit S. P., 42 vjeçar është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohet në Procedure të rregullt”, thuhet në njoftim.