Gazetar: Mihajllo Donev
Me 10 vota për gjykatësi Xhemali Saiti u zgjodh ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Supreme, shkruan Alsat.
Ai do ta mbajë këtë pozitë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Supremes, pasi për dy ditë i përfundon mandati kryetares aktuale Besa Ademi.
Kryetari i Këshillit gjyqësor Kambovski tha se pret që sa më shpejt të zgjidhet kryetari i përhershëm i Gjykatës Supreme.
“Prandaj është emëruar U.D. sepse mandati i kryetarit aktual të Gjykatës Supreme skadon të mërkurën (a prisni së shpejti të zgjidhet kryetari?) Pra, natyrisht, vetëm ato dy gjëra mbeten – testi i integritetit dhe testi psikologjik. Kështu që do të ishte në seancën e radhës, kështu që të mos paragjykoj tani”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Ndonëse sipas ligjit nuk është e nevojshme t’i nënshtrohet testit të integritetit, kjo ka qenë praktikë në zgjedhjen e kryetarëve të mëparshëm të Gjykatës Supreme.
Këtë herë për kryetar të Gjykatës Supreme garojnë dy kandidatë: kryetarja aktuale Besa Ademi dhe gjykatësi i Gjykatës Supreme Afrim Fidani.
Sipas ligjit për gjykatës, kreu i Gjykatës Supreme mund të jetë gjykatës me të paktën gjashtë vjet përvojë gjyqësore të pandërprerë në gjykatë të nivelit të njëjtë ose më të lartë./ Alsat.mk