LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit Stefan Andonovski: Skandal me tenderët në ministrinë e tij

LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit Stefan Andonovski për siç thonë, skandalin me rrjetet e tenderëve në ministrinë e tij.

Nga LSDM thonë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike duhet të veprojnë menjëherë për zbardhjen e plotë të rastit.

“Ministri Stefan Andonovski ka pranuar hapur se dy tenderë nga ministria e tij kanë përfunduar te bashkëshorti i sekretares së tij shtetërore, Klinçarova. Dhe në vend që të japë dorëheqjen, ai mbron me paturpësi kontratat e lidhura me bashkëshortin e sekretares shtetërore si “kursim parash”! Kjo është një tentativë e dëshpëruar për manipulim, por faktet janë të qarta: Sekretarja shtetërore Klinçarova, si zyrtari më i lartë administrativ, menaxhon të gjithë administratën në ministri dhe është drejtpërdrejt epror ndaj secilit që punon në procedurat e tenderit”.

“Çdo përpjekje për të minimizuar rolin e saj është një gënjeshtër e hapur dhe një fyerje për inteligjencën e qytetarëve! Ky rast është shembulli më flagrant i konfliktit të interesit, nepotizmit dhe korrupsionit – markë e OBRM-PDUKM-së! Ministri Andonovski nuk mund të ikë me arsyetime, sepse kjo nuk është një, por dy kontrata të lidhura me të njëjtën kompani në pronësi të bashkëshortit të Klinçarovës. A mendon ai se qytetarët do të heshtin për këtë? Rrjetet e tenderëve të OBRM-PDUKM-së vazhdojnë të zgjerohen, por institucionet duhet të reagojnë urgjentisht!”, thonë nga LSDM.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme