Parkingu në “Nënë Tereza”, Taravari: Asnjë kontratë nuk do të lidhet me “Gjoka Construction”

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari bëri të ditur sot në një konferencë për media se nuk do të lidhet kontratë me “Gjoka Construction”, kompaninë nga Shqipëria që duhej të menaxhonte parkingun e Qendrës Klinike.

Taravari tregoi se janë duke u shqyrtuar dy opsione për menaxhimin e parkingut.

“E para është që NP “Parkingu i Qytetit” të ndërtojë garazhe dykatëshe dhe t’i menaxhojë dhe e dyta është që ta bëjë Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qendrën Klinike”, tha Taravari.

Mediat raportuan javën e kaluar se operatori privat nga Shqipëria “Gjoka Construction” është e vetmja kompani që iu përgjigj thirrjes për partneritet publik-privat. Nëse e fiton kontratën, do të jetë e obliguar të investojë në garazhe shumëkatëshe, por do të mund ta paguajë parkimin me 50 denarë në vend të 30 denarë për orë, dhe në këmbim do t’i transferojë shtetit vetëm 1 për qind nga të ardhurat vjetore./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme