Kush janë 7 banorët që shkuan në nominim/ Një e papritur për Gjestin

Shtatë banorë kanë shkuar në televotim mbrëmjen e sotme. Gertës që është në nominim të përhershëm, iu bashkua Gjesti për shkak të shkeljes së rregullave të Vëllait të Madh, dhe 4 banorë të tjerë për shkak të nominimeve “dy emra, dy arsye”; Miki, Kelly, Ola dhe Vserlo.

Në një zinxhir shpëtimi për të zgjedhur liderin e javës, ku Rizarta ka zgjedhur Mikin, Miki-Lorin, Lori-Kellyn, Kelly-Aldon, Aldo-Danjën, Danja-Laertin, Laerti-Valbonën, Valbona-Jozin, Jozi-Olën, Ola-Rozanën, Rozana-Gjestin. E fundit në zinxhir ka mbetur Gerta, e cila automatikisht është zgjedhur liderja e javës, duke fituar kështu të drejtën të çoj një banor në nominim për shkak të avantazhit të liderit.

Ajo zgjodhi të dërgoi në nominim Valbonën, të cilës iu bashkua edhe Laerti duke qenë se janë një banor i vetëm në lojë.

“Çfarë lojtare je, je super lojtare Gerta Gixhari”- ka thënë Valbona duke qeshur.

Krahas nominimit, Vëllai i Madh ka rezervuar edhe një tjetër dënim për Gjestin pasi qëlloi Vserlon dhe Olën me vezë në kokë. Të vishet me kostum si pulë dhe të ngrohë vezë deri në një moment të pa përcaktuar, çka ka bërë që banorët të shpërthejnë në të qeshura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme