Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Xheneta Fetahu ka qëndruar për disa minuta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo u injorua vazhdimisht nga banorët e po ashtu edhe nga ish-partneri i saj, Gjesti.

E njëjta në një çast shkoi afër banorit nga Kosova, i cili po bënte bisedë me Rozanën e Valbonën në oborr.

Derisa qëndronte pranë tij, ajo lëshoi një fjali, duke rikthyer një gjë nga Big Brother i Kosovës.

“A po i sheh dikush thonjtë e këmbës, se dikush m’i ka puthur këto gishtat e këmbës. Sa bukur i kam”, tha ajo.

Megjithatë, asnjë nga konkurrentët nuk reaguan, ndonëse vazhduan të flisnin e të bënin batuta së bashku.

Gjesti vlen të ceket se ka mbyllur raportin me Xhenetën dhe ka thënë disa herë se është keqtrajtuar nga ajo sa ishin bashkë në BBVK 3. /Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme