Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski konfirmoi se afër diskotekës në Koçan ka pasur një depozitë nafte, por ajo ishte e zbrazët dhe se sipas informacioneve fillestare nuk ishte e lidhur me strukturën pronësore të diskotekës.
– Sipas informacioneve që kam marrë, është e vërtetë se në tokë ka pasur një pikë karburanti dhe një rezervuar të caktuar, i cili sipas informacioneve fillestare ka qenë i zbrazët dhe nuk ka qenë në kontakt me zjarrin. Struktura pronësore nuk është e lidhur me njëra-tjetrën, e as pronari i pompës së benzinës nuk është i lidhur me strukturën menaxhuese që figuron si organizator në diskotekë, tha Toshkovski në një konferencë për media pasditen e sotme.