EMRI/ Arrestohet 38-vjeçari në Dibër, dhunoi dhe kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Dibër, pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, në fshatin Lishan të Peshkopisë.


Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit Emri Mera, janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 3 granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, 1 krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, menjëherë pas denoncimit të një shtetaseje, për dhunë dhe kanosje për jetën, nga bashkëshorti i saj, parandalon ngjarjen e mundshme kriminale në familje.

Vihet në pranga 38-vjeçari që dhunoi dhe kanosi për jetën bashkëshorten e tij, si dhe posedonte në banesë, armë zjarri pistoletë, granata dore dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit nga një 38-vjeçare se në banesë, në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, bashkëshorti i saj po e dhunonte dhe po e kërcënonte për ta vrarë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Lishan.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 3 granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, 1 krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme