Stafi i emisionit “Tak Fak” mbërriti te banesa e qytetarit Tozo Tozaj për ta pyetur se pse kishte mbjellë ullinj mbi varrezat e fshatit. Gjithçka ndodh në fshatin Sevaster të Vlorës.
Sapo sheh gazetaren dhe ekipin e xhirimit, Tozaj kërcënon se do t’i vrasë me sëpatë, ndërsa godet me gurë edhe drejt kameras, duke rrezikuar operatorin.
Tozo Tozaj: Ik me kamera, mos u qas te porta… Ikni.. Me jep sëpatën… Sëpatën të të vras. Ik… (Kërcënon) Më prisni se ua rregulloj unë. Të mbys.
Ke ardhur kastile për keq.
(Gjuan me gurë drejt kameras)
Tozaj nuk ndalet me kaq. Me sëpatën me dorë ai niset drejt bashkëfshatarit i cili ka bërë denoncimin duke kërcënuar se do ta vriste.
“Tak Fak” njofton Policinë e Vlorës të cilët mbërritën në fshat menjëherë, duke shmangur pasojat e një ngjarje të paimagjinueshme.
Polici i zonës i tha gazetares se duhet ta denoncojnë dhe ai do te mbaje pergjegjesi.
“Ju duhet të bëni kallëzim për pjesën që ju ka kërcënuar dhe pjesa tjetër është që punën tuaj duhet ta bëni. Çfarë problemi ka? Toka aty është do të vini ta shikoni. Ju nuk është se do shkulni ullinjtë. Thjesht do merrni një ekspoze të asaj sesi është situata. Ai për atë do të mbajë përgjegjësi”, tha efektivi.