Aksident në aksin Milot-Laç, lëndohen shoferi i makinës dhe 4 pasagjerët

Shoferi i një makinë dhe 4 pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Milot- Laç.


Policia thotë se shoferi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke përfunduar jashtë rrugës.

Të plagosurit për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme