Pas suksesit të madh në Big Brother VIP, këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë Luiz Ejlli, ka vijuar të jetë në vëmendje, së bashku me bashkëshorten e tij, moderatoren simpatike Kiara Tito.
Çifti janë tashmë prindër të Luna Mari, vajza e tyre e parë, e cila shumë shpejt feston ditëlindjen e parë.
Së fundmi, Luizi ka surprizuar fansat me një dedikim shumë emocional: një këngë të krijuar enkas për vajzën e tij.
Ai shfaqet në videoklip me veshje popullore dhe çifteli në dorë, duke kënduar për Lunën me një ndjeshmëri që prek çdo zemër prindërore.