Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në hyrje të punimeve të Kuvendit të partisë, tha se ata janë pjesë e VLEN-it dhe se do të tentojnë që deri në fund të gjejnë një zgjidhje.
Ai tha se të gjitha gjërat do të diskutohen brenda në mbledhje dhe do të dilet me një konkluzë të përbashkët.
“Do të tentojmë që deri në fund të gjejmë një zgjidhje së bashku me VLEN-in, nëse jo e kemi opsionin që të shkojmë vet në zgjedhje”, tha Taravari.
Taravari tha se me Izet Mexhiti është takuar katër ditë më parë, dhe se dje është takuar rastësisht dhe me Ali Ahmetin në takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ai tha se pavarësisht politikave, dëshiron të ruaj kontakte me secilin politikan shqiptar dhe maqedonas, përveçse me Dimitar Apasievin nga “E Majta”.