Një postim i fundit në llogarinë zyrtare të Gjestit, një prej konkurrentëve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, ka nxitur reagime.
Në faqen e tij zyrtare në Instagram është publikuar një fotografi nga paraqitja e tij në spektaklin e së martës.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte fotografia, por mbishkrimi.
“Unë nuk luaj lojë, unë jam vetë loja. Historia e Big Brotherit. Mbajeni në mend”, ka shkruar Gjesti.