Egli shihet e mërzitur dhe në lot pas spektaklit

Edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania tashmë po i vjen fundi.

Dy finalistët e shpallur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe dy vende të lira për në finale.

Egli Tako mbrëmë (e martë) rrëfeu linjën e saj të jetës dhe në fund asaj iu bë një befasi.

Këngëtares si surprizë i erdhi ish-partneri i saj, artisti shqiptar Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë në lidhje për pesë vjet.

Ata shprehën respekt dhe mirënjohje për njëri-tjetrin për gjithë ato vitet që kanë kaluar ata.

E pas spektaklit, bukuroshja u pa në dhomën e ndenjës duke qëndruar e vetme dhe në lot.

Duket se Eglit përveç që nuk u zgjodh si finaliste duket ta ketë prekur edhe ky takim pas një kohe të gjatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme