Me armë zjarri dhe municion në çantë, arrestohet 21-vjeçari! Shoku i tij procedohet për moskallëzim

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhet me trafikun e armëve të zjarrit.


Operacioni policor i koduar “Suspend 1” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Në pranga ka rënë 21-vjeçari D. N., banues në Fier, i cili u kap në flagrancë në Tiranë duke transportuar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjeje.

Po ashtu është arrestuar edhe shoku i tij, 24-vjeçari A. S., banues gjithashtu në Fier, i cili ndodhej me të në momentin e ndalimit dhe akuzohet për moskallëzim krimi.

Policia ka sekuestruar armën dhe municionin ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë apo rrjetin e mundshëm të trafikut të armëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar”Suspend 1”.

Goditet një tjetër rast i trafikimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga 21-vjeçari.

Në pranga dhe një 24-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 21-vjeçarin.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.

Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme