Arjola Demiri – “Xhbanja” nuk mund t’i ndal lotët, flet për herë të parë për gjendjen e vajzës së saj

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri sot ka qenë e ftuar në emisionin “SOL” ku ka folur si për jetën e saj profesionale, ashtu edhe personale.

Në një moment, Arjola edhe është përlotur gjatë emisionit, kur i erdhi një letër nga e bija e saj.

Në letrën e saj, vajza e aktores ka shprehur dashurinë, por edhe falënderimin e saj për të ëmën.

“Ka një hije që më ndjek gjithmonë, jo nga ato që të trembin, por nga ato që të ruajnë, e njëjta hije që di të hesht kur duhet, di të flas vetëm me sy, ai shikimi që vetëm ne të dyja e kuptojmë”, thuhet ndër të tjera në letrën e saj.

Arjola e prekur nga fjalët e vajzës, ka treguar se sa e mbarë dhe e përkushtuar është ajo.

“E ndjej vlerësimin e saj vazhdimisht, është një fëmijë që meriton shumë”, është shprehur tutje Arjola.

Arjola Demiri është një aktore dhe figurë publike shqiptare e njohur për rolet e saj në teatër, film dhe televizion. Ajo lindi më 19 shtator 1984 në Bajram Curri dhe është bërë e njohur për publikun shqiptar përmes roleve të saj në serialin komedik “O Sa Mirë”, ku interpretoi personazhin e Xhbanes .​

Në vitin 2021, Arjola mori pjesë në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”, ku qëndroi për 130 ditë dhe u rendit në vendin e gjashtë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ajo theksoi se motivimi i saj kryesor për të marrë pjesë në këtë reality show ishte për të siguruar një të ardhme më të mirë për tre fëmijët e saj.​

Përveç karrierës së saj në aktrim, Arjola është aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale me ndjekësit e saj. Ajo është gjithashtu e njohur për qëndrimet e saj të hapura dhe të sinqerta në intervista, ku ka folur për sfidat që ka përballuar si nënë beqare dhe përkushtimin e saj ndaj familjes.

.​

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme