Presidenti i Hysenbelliu Group, z.Irfan Hysenbelliu pritet në një takim zyrtar në Nju Jork nga Ekzekutivi i Nassau County, z.Bruce Blakeman

Presidenti i Hysenbelliu Group, z.Irfan Hysenbelliu, është pritur në një takim zyrtar në Nju Jork nga z.Bruce Arthur Blakeman, Ekzekutivi i Qarkut Nassau dhe një nga figurat më të afërta republikane me Presidentin Donald Trump.


Bruce Arthur Blakeman

Një nga temat kryesore të diskutimit mes z.Hysenbelliu dhe z.Blakeman ishte mundësia e investimeve në sektorin e prodhimit, përfshirë ndërtimin e një fabrike birre në partneritet me një nga kompanitë më të mëdha spanjolle në industrinë europiane të birrës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për lehtësimin e procedurave dhe mbështetjen institucionale ndaj projekteve të reja investuese, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e medias, roli i së cilës është më shumë rëndësi në pasqyrimin e zhvillimeve ekonomike dhe turistike në Shqipëri – sektorë që po ngjallin interes të shtuar, veçanërisht në mesin e komunitetit shqiptaro-amerikan.

0c4ff61e-bde5-4727-9365-a37528ed39e0

Takimi mes z. Hysenbelliu dhe z. Blakeman sinjalizon një interes të ndërsjellë për bashkëpunim konkret dhe ndërtimin e një dialogu të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, me fokus në diplomacinë ekonomike, median dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të reja.

Z.Hysenbelliu, i shoqëruar nga djali i tij, Fatmir Hysenbelliu, po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara, ku do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të biznesit dhe politikës amerikane.

Në thelb të kësaj vizite mbetet ndërtimi i urave të komunikimit dhe nxitja e investimeve të reja shqiptaro-amerikane.

1bc6c5b2-e937-4638-a98d-34d62160d23d

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme