Kengetari Jozi Marku ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë me një video të re që është bërë virale brenda pak orësh.
Në pamjet e shpërndara, ai shihet në një ambient në Tiranë, i rrethuar nga miq, teksa përshëndet kamerën dhe ngre dorën lart në formën e një grushti.
Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me shumë ndjekës që janë shprehur të zhgënjyer nga kjo paraqitje.
Giving gay idc #bbvipal4
pic.twitter.com/Hr6AOU57Pd— misi (@natenemireee) April 17, 2025
Komentet e fansave janë të ndara, por një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë pritur mirë këtë gjest, duke e konsideruar të pavend, veçanërisht në këtë moment kur figura e këngëtarit ndodhet nën vëzhgim publik.
Jozi Marku është një nga emrat më të përfolur të këtyre ditëve në mediat rozë, pas incidentit të bujshëm që ndodhi gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania 4, ku ai ushtroi dhunë fizike ndaj banorit finalist Gjesti, gjatë një transmetimi live.
Pas atij incidenti, reagimet kanë qenë të forta si nga publiku ashtu edhe nga personazhe të njohur, ndërkohë që sjellja e tij vazhdon të komentohet gjerësisht.
Videoja e fundit vetëm sa ka shtuar zërat kritikë, duke rikthyer debatet mbi qëndrimin dhe imazhin publik të artistit.