Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës kanë mbetur pa paga – Problem që përsëritet secilin vit në muajin prill!

Gazetar: Linda Ebibi

Mbi 3000 të punësuar në Ministrinë e Kulturës kanë mbetur pa paga, shkruan Alsat.

Sindikata e Kulturës  ka reaguar duke thënë çdo vit në muajin prill paraqitet problemi i njëjtë për shkak të mos korrektësisë të institucioneve kompetente, dhe përsëri nuk kanë marrë asnjë shpjegim se cilat janë arsyet që punëtorët nuk kanë paga.

Ata thonë se janë të zhgënjyer nga ministri i Kulturës dhe kanë paralajmëruar protesta ditën e martë para ministrisë në orën 12:00.

“Të gjithë të punësuarit në institucionet e Kulturës, pra mbi 3 mijë  të punësuar patra festave të pashkëve kanë mbetur pa paga. Problemi është prej disa viteve më parë, kur sipas marrëveshjes kolektive për Kulturën duhej të  harmonizoheshin pagat e të punësuarve në Kulturë në bazë të pagave minimale. Gjithashtu para dy vitesh kur u bë marrëveshja kolektive për sektorin  publik, të gjithë pa përjashtim kanë marrë 10 për qind rritje të pagave. Është e çuditshme që vetëm në sektorin e kulturës janë kontestuar ato 10 për qind”, tha Vera Atanasova, kryetare e Sindikatës së Kulturës.

Për këtë ka reaguar edhe partia opozitare e LSDM-së, të cilët akuzojnë pushtetin se jo vetëm punonjësit e Ministrisë së Kulturës por edhe punonjësit e disa institucioneve tjera i ka lënë pa paga për festën e Pashkëve. Sipas tyre ligjet nuk vlejnë për qeverinë e Mickoskit.

“Me qeverisjen aktuale të udhëhequr nga DPMNE-ja dhe Mickoski punëtorët nuk kanë qetësi as në ditë festash. Në këto ditë festive të  pashkëve, Qeveria la pa pagesë punëtorët e kulturës, punonjësit e qendrave për punë sociale, punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Ministrisë së Ekonomisë. Këta qytetarë do ta presin festën në pasiguri dhe zhgënjim, pa mundësi të plotësojnë nevojat e tyre elementare”, u shpreh Kristina Kostova, nën kryetare e LSDM-së.

Nga Sindikata e Kulturës gjithashtu thonë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të drejtat e tyre. Më konkretisht do të ngrenë kallëzim penal kundër drejtorëve për mosrespektim të marrëveshjeve kolektive dhe ligjeve, do të paraqesin padi individuale kundër institucioneve për mos pagesë të pagave në përputhje me Kontratat Kolektive, do të paraqesin padi individuale pranë institucioneve për kërkesa monetare për vonesën e pagave për 3 vitet e fundit si dhe do të informojnë ambasadat dhe përfaqësitë e huaja, veçanërisht ato të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, për shkeljet e të drejtave të garantuara kushtetuese dhe të punës në vend.

Deri tani, nga Ministria e Kulturës nuk ka pasur asnjë sqarim. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme