Gjesti këndon këngën “S’kena me u pa mo bashkë”, Egli qan me dënesë

Pas më shumë se 100 ditësh bashkëjetesë, lojë, emocione dhe përballje, katër finalistët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania po përjetojnë sot ditën e tyre të fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Rozana Radi, Laerti, Egli dhe Gjesti janë tashmë në pritje të shpalljes së fituesit të madh të këtij sezoni, por atmosfera sot ka qenë e mbushur me emocione, reflektime dhe ndjeshmëri.

Momente prekëse janë regjistruar veçanërisht mes Eglit dhe Gjestit, dy banorëve që krijuan një lidhje të veçantë përgjatë rrugëtimit të tyre në këtë spektakël, një marrëdhënie me ulje-ngritje, por që gjithmonë ka ngelur në vëmendjen e publikut.

Në natën e fundit të qëndrimit të tyre në shtëpi, Gjesti ka kënduar këngën e ndjerë të Flori Mumajesit, “S’kena me u pa mo bashkë” – një zgjedhje që emocionoi thellë Eglin. Ajo nuk i mbajti dot lotët dhe shpërtheu në të qarë, teksa dëgjonte vargjet plot ndjenjë të kënduara nga ai.

Në një moment prekës, Gjesti iu afrua dhe i dha një përqafim të ngrohtë, duke i qëndruar pranë në këtë çast emocional, një gjest që përmbylli simbolikisht rrugëtimin e tyre së bashku në këtë përvojë të paharrueshme.

Finalja e madhe e BBVA 4 pritet të kurorëzojë sonte një nga këta katër finalistë me çmimin prej 100 mijë eurosh – por për të gjithë ata, kujtimet dhe përjetimet brenda shtëpisë mbeten një fitore më vete.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme