Pas triumfit në spektaklin më të ndjekur televiziv në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4, duket se Gjesti po i shijon maksimalisht momentet pas fitores së madhe.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi në InstaStory, reperi nga Peja shihet i ulur në një sedilje të një Lamborghini, duke reflektuar qartazi atmosferën e relaksit dhe suksesit që po përjeton pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.
Gjesti, emri i vërtetë i të cilit është Gezim Gashi, doli fitues i edicionit të katërt të BBVA, duke e siguruar çmimin prej 100 mijë eurosh në finalen që mbajti me qindra mijëra teleshikues të ngjitur pas ekranit.
Në vendin e dytë u rendit Rozana Radi, ndërsa Laert Vasili e përfundoi garën në vendin e tretë.
Fitorja e Gjesti-t është komentuar gjerësisht si një sukses i merituar, për shkak të mënyrës se si ai ka menaxhuar rrugëtimin e tij brenda shtëpisë – me autenticitet, karizëm dhe një dozë të natyrshme humori.
Tani, pas dritave të skenës dhe emocionit të garës, ai duket i përqendruar në shijimin e momentit dhe ndoshta edhe planifikimin e hapave të radhës në karrierë