Gjesti nuk mbanë premtimin që bëri ndaj Eglit

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, u shpall fitues i sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, pas një rrugëtimi të gjatë, sfidues dhe shpesh të dhimbshëm

.

Pavarësisht ofendimeve, presionit psikologjik dhe një episodi dhune fizike, ai arriti ta fitonte zemrën e publikut dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gjesti krijoi një lidhje të afërt dhe shumë të komentuar me Eglin, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të edicionit.

Por pak ditë para finales, ai befasoi me një deklaratë të fortë: “E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta… Sapo të dal, bllok e ke.”

Kjo deklaratë ngriti shumë pikëpyetje dhe për disa, u duk si fundi i një lidhjeje që nisi me shumë emocione.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme