Papa Françesku përcillet nesër drejt banesës së fundit, Presidenti Begaj niset drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë për Atin e Shenjtë

Presidenti Bajram Begaj, është nisur sot drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare që do të mbahen në Vatikan, në nderim të Papa Françeskut.


Në këto ceremoni, pritet të marrin pjesë liderë shtetesh, përfaqësues të lartë të kishës dhe besimtarë nga e gjithë bota, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit Papës që u njoh si zëri i të varfërve dhe mbrojtësi i shtresave të margjinalizuara.

Presidenti Begaj do të jetë pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar, i cili do të nderojë jetën, veprën dhe trashëgiminë shpirtërore të Atit të Shenjtë. Papa Françesku njihet për qëndrimet e tij të forta në mbështetje të paqes, drejtësisë sociale dhe solidaritetit ndërkombëtar.

Ceremonia e lamtumirës së fundit e Atit të Shenjtë, pritet të zhvillohet me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare dhe të transmetohet drejtpërdrejt në shumë media botërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme