Befason Mihrija: Në kazino shkoj e para dhe dal e fundit

Një intervistë e fundit e këngëtarëve ikonik Naim Abazi e Mihrije Braha po merr vëmendje në rrjet.

Kjo, psa një detaji të ndarë nga Mihrija në bisedë me moderatorin Meti Alshiqi.

Këngëtarja e njohur ka pranuar se frekuenton kazinot.

Ndonëse inserti nuk është i plotë për t’u kuptuar më saktë konteksti, aty Mihrija shprehet:

“Nuk marr shumë para me veti. Kurrë nuk i hupi paratë e mia, gjithmonë dal plus. Dina me shku në ora 8 të mbrëmjes dhe me dalë në 7 të mëngjesit. Prapë e fundit dal unë, krejt tu më pritë. Shumë argëtohem. Shyqyr që nuk jam mashkull”.

Biseda në emisionin e Metit është kryesisht me shumë humor, andaj nuk mund të thuhet saktë se çka ka të vërtetë e çka pak të ekzagjëruar në këtë deklaratë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme