“Kontratë 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës”- Rama ironizon Berishën: Latifi mori pjesën e vet për t’i vendosur kapelën në kokë që të dukej si Trump

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD-në teksa komentoi nisjen e hetimeve të SPAK të kontratës 6 milionë dollarë në SHBA.


Edi Rama: Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor.

Pse duheshin 6 mln dollar nëse ishte damka e një komploti e Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA-ve, pse duhej kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vendosur në vend një padrejtësi kaq e madhe që u tha se do të vihej sapo të vinte në pushtet Trump? Pse duhej kontrata që është ku e ku më e lebetishme se kontrata e Lulit të shkret që u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët fantazmë. Edhe ai ashtu tha ‘disa patriotë’ për paratë që ishin të lidhur me Rusinë.

Por 500 mijë, këto janë 6 mln dollarë ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për ti vendosur kapelën bufit në kokë. Dmth për të vendosur një kapele në kokë që të duket si Trump, por version më qesharak i mundshëm, Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë ata që na u tha se ishte një gjë e realizuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme