Gjendet i gjallë fëmija i humbur në Mramor të Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur të gjallë fëmijën 4-vjeçar që kishte humbur në fshatin Mramor të Prishtinës.

PK-ja ka njoftuar se pas angazhimit të 100 personave për kërkimin e tij, djali 4-vjeçar është gjetur i gjallë sot në orën 10:20 dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ju njoftojmë se më 15.03.2017 rreth orës 19:00 kemi pranuar informacionin se në lagjen Suteskë të fshatit Mramor, një fëmijë i moshës 4 vjeçare (mashkull), ka dalë nga shtëpia e tij që nga ora 17:00 dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësite të shumta policore të mbështetura edhe nga njësiti K9, ekipet e FSK-së si dhe disa (rreth 100 persona) bashkëfshatarë, kanë filluar kërkimet për gjetjen e personit. Operacioni i për kërkimin e 4 vjeçarit, i cili ka vazhduar edhe sot, ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20, është gjetur i gjallë ( në gjendje të mirë shëndetësore)”.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme