Nëse liderët britanikë duken të fiksuar rreth “komplotit rus” në Malin e Zi, kjo ndodh sepse ata duan të mbajnë Amerikën dhe Rusinë sa më larg të jetë e mundur.
Kur liderët e Malit të Zi bënë fillimisht pretendimin dramatik se thuajse kishin rënë viktimë e gushtit të shtetit të mbështetur nga rusët – komplotistët e të cilit donin të vrisnin kryeministrin e atëhershëm Milo Djukanoviç, vështirë të thuhet se ata e kishin ëndërruar që një fuqi e madhe europiane të jehonte historinë e tyre të pazakontë dhe ta tregonte me zell.
Muaj më vonë, pavarësisht se ka ende shumë pyetje pa përgjigje, përfshirë nëse ndodhi apo jo grushti i shtetit, autoritetet në Britani ende po flasin për grushtin – jo si një pretendim por si një fakt i kryer – si provë e gjallë që Vladimir Putin nuk do të ndalojë para asgjëje – jo më para vrasjes së liderëve europianë – për të siguruar fuqinë e Rusisë në Ballkan.
Vendimi i britanikëve për të mbështetur “komplotin rus në Malin e Zi” si një kauzë të politikës së jashtme, që do të përsëritet derisa të arrijë pikën më të ulët, u lajmërua në gazetën Sunday Telegraph më 19 shkurt.
Kjo gazeta autoritare “cilësore”, e afërt me Partinë Konservatore në qeverisje, papritur – sigurisht për çudi të lexuesve të saj – i përkushtoi tre faqe të plota këtij subjekti nën kryetitullin “Rusia komplotoi për të rrëzuar qeverinë e Malit të Zi”.
Në një seri artikujsh marramëndës Telegraph citoi zyrtarë malazezë fjalë për fjalë pa ngritur pyetje për pretendimet e tyre rreth asaj që kishte ndodhur më 16 tetor. Kundër-pretendimet e opozitës u shpërfillën në disa rreshta dhe si shpjegime të parashikueshme nga shërbëtorë të Kremlinit – gjë që në vetvete përbën një kthesë të madhe nga ditët kur partitë opozitare në Ballkan mbuloheshin zakonisht me një ton simpatizant nga Perëndimi.
Ky shpërthim për Ballkanin nuk ishte i vetëm një rasti. Gazeta iu kthye çështjes të nesërmen, kur raportoi se zyrtarë anonimë por të lartë të qeverisë britanike ishin “thellësisht të shqetësuar nga roli i Rusisë në grushtin e shtetit në Malin e Zi”.
Kryeministri i jashtëm britanik, Boris Johnson më pas mori hurin, jo një herë por dy, së pari në fillim të marsit dhe pastaj në Bruksel përpara samitit më të fundit të BE-së, kur tha se Rusia ishte “angazhuar në pengimin e vendeve në Ballkanin Perëndimor – ju e patë se çfarë ndodhi në Malin e Zi”. Duke folur për stacionin televiziv ITV në Birtani të dielën e shkuar, Johnson përsëriti pretendimin e tij, duke cituar “shumë prova që rusët janë të aftë për shumëçka të pisët, [përfshirë] Malin e Zi në një përpjekje grushti shteti dhe tentativë vrasjeje”.
Johnson ka një të shkuar të të folurit aty ku nuk i takon, por në lidhje me Malin e Zi nuk ka të dhëna që zyra e kryeministres ta ketë distancuar veten. Përkundrazi, kryeministrja Theresa May mbajti të njëjtën linjë në samitin e BE-së në Bruksel të enjten. “Në kuadër të grushtit të pretenduar të shtetit në Malin e Zi, bëj thirrje që ne të bëjmë më shumë për të kundërshtuar fushatat ruse të disinformimit që synojnë detabilizimin dhe ngrenë pikëpyetje mbi zotimin e Perëndimit në këtë rajon,” tha May.
Për partinë qeverisëse të Malit të Zi, përqafimi joserioz i versionit të tyre të ngjarjeve të tetorit të shkuar nga ana e Britanisë është dhuratë nga qielli.
Jo shumë kohë më parë, pati shumë diskutim për perëndimin që po priste të shihte largimin e Djukanoviç dhe aleatëve të tij në partinë demokratike të socialistëve, DPS. Ata u përballën me lloj-lloj pyetjesh të çuditshme atëherë rreth trafikimit, pasurisë jo të pastër, korrupsionit dhe zgjedhjeve të manipuluar – pa përmendur vdekjen misterioze të një gazetari kritik.
Tani, në sytë e Londrës, ato shqetësime janë zhdukur plotësisht, nxitur nga guximi i Malit të Zi të vogël përballë ariut rus.
Me luanin britanik që shtrëngon shqiponjën malazeze në gjirin e vet të ngrohtë, ku mund të shkojë kjo marrëdhënie tani – në një vizitë shtetërore? Mendja të shkon te ideja e Djukanoviç – ndoshta i vënë përkohësisht si president – që ecën në rrugën mbretërore të Londrës mbi një kalë duke shkuar në një darkë shtetërore në pallat – por gjëra më të çuditshme kanë ndodhur. Në vitet 1970, një qeveri Laburiste e detyroi Mbretëreshën ta japë këtë nder për vrasjen masive të Çausheskut.
Megjithatë, ndërsa shijojnë vendin e tyre në qendër të vëmendjes britanike, malazezët nuk duhet të mbështeten shumë fort te shqetësimi i papritur britanik mbi pavarësinë e tyre. Britania interesohet për Rusinë – në një kuptim armiqësor – jo për Malin e Zi. Që nga zgjedhjet amerikane, diskutimi i një riafrimi mes SHBA-së së Donald Trump dhe Rusisë ka alarmuar Mbretërinë e Bashkuar, që nuk ka pasur kurrë shumë besim në zotimin e Gjermanisë dhe Francës në NATO dhe në mbajtjen jashtë të Rusisë – dhe që ka parë nga SHBA-ja për të mbajtur frontin anti-rus nën kontroll.
Refuzimi për të harruar historinë e “grushtit të shtetit malazez” është pjesë e një narrative më të gjerë që synon të bindë një administratë të re dhe të patestuar në Uashington mbi marrëzinë e ndonjë lëvizjeje për të bërë mik Putinin.
Malazezët gjithashtu duhet të kenë parasysh se më shumë se çdo fuqi tjetër perëndimore, britanikët kanë një të shkuar të përqafimit me pasion të vendeve të Ballkanit dhe pastaj harrimit të tyre.
Kush e mban mend maninë për Greqinë që përfshiu Britaninë në vitet 1820 ose më vonë, ose gati-histerinë që shpërtheu për Bullgarinë në vitet 1870? “Zemërimi bullgar”, siç njihet pa mijëra britanikë të qëndronin në shi në Londrën juglindore për të dëgjuar liderët liberalë të dënonin mizoritë turke në Bullgari dhe zhurmën që rrëzoi përfundimisht qeverinë konservatore.
Por “zemërimi bullgar” erdhi dhe iku, dhe pasi iku askush nuk mendoi më për Bullgarinë, sigurisht jo në kohën e Luftës së Parë Botërore, kur në atë kohë britanikët ishin të zënë duke festuar “Ditën e Kosovës” dhe duke shpërndarë kopje të himnit kombëtar serb në rrugë. Ka disa ide fikse në politikën e jashtme britanike: njëra është të mbahen amerikanët në cep, tjetra të mbahet Rusia larg. Mali i Zi nuk përfshihet shumë kohët – dhe nëse përfshihet, nuk do të jetë për shumë kohë.