SPAK i përgjigjet PD-së për kallëzimin ndaj biznesmenes Vilma Nushit: Procedimi penal është në hetim që prej 2020-s

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kthyer një përgjigje zyrtare për Partinë Demokratike, në lidhje me kallëzimin penal të bërë nga deputetja Albana Vokshi ndaj biznesmenes Vilma Nushi.


Në shkresën firmosur nga kryeprokurori Altin Dumani, konfirmohet se procedimi penal për këtë çështje është regjistruar që në vitin 2020 dhe se aktualisht ndodhet ende në fazën e hetimeve.

Shkresa:

Lënda: Kthim përgjigje.

Drejtuar: Prokurorit Elvin Gokaj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

TIRANË

Në përgjigje të kërkesës suaj, datë 12.05.2025, në lidhje me informacionin nëse ka kallëzime të depozituara nga shtetasja Albana Vokshi ndaj shtetases Vilma Nushi, ju informojmë se:

Pas verifikimeve të kryera rezulton se mbi bazën e materialit kallëzues të Partisë Demokratike përfaqësuar nga Albana Vokshi etj, ndaj shtetases Vilma Nushi, është regjistruar procedimi penal me Nr.122, viti 2020.

Ky procedim penal është në fazën e hetimit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

DREJTUESI I PROKURORISË

ALTIN DUMANI

SPAK Dumani vilma nushi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme