“Miq të kësaj faqeje më pyesin pse nuk u përgjigjem akuzave të një deputeti socialist, lidhur me shkuarjen time te ‘çadra’ e PD-së, në Tiranë! Këtu ku ndodhet sot, vogëlsia ime ka arritur pa pasur mbulesë as simbolin e ndonjë shoqate apo këshilli, as votën e popullit, as ndonjë emblemë partiake, as stemën e ndonjë institucioni shtetëror, që të mundëson të dalësh nëpër ekranet televizive, si në dritaren e dhomës sate, nga do i përshëndesësh fqinjët! Pastaj unë që moti e kam kuptuar se veprat e mia letrare, si dhe paraqitjet e mia publike, ka të drejtë t’i vlerësojë cilido! Dhe e di: duhet të jesh mbi mesataren idiot, që të besosh se bëmat tua, të gjithë do i pëlqejnë dhe do i duartrokasin! Unë ndjehem njeri me fat, ngaqë me çdo gjë që bëjë, përfaqësoj dhe mund të dëmtoj vetëm vetveten, dhe pse, çdo bëmë dhe vepër imja, më ndihmon të mbetem i tillë siç më pëlqen vetvetja, e jo vetëm i atillë siç do më pëlqenin të tjerët!”, – kështu i është kundërpërgjigjur shkrimtari Kim Mehmeti, deputetit të PS-së, Erjon Braçes i cili kishte shkruar:
Replikë me Kim Mehmetin, që iu bashkua çadrës së PD-së
Nga Erjon Braçe
Une e kuptoj sikletin e kujtdo, personalitet apo jo, i zakonshem apo i madh, ne cadren e Lulzim Berishes apo Sali Bashes.
Kaq mjafton besoj.
Eshte mirkuptim i zakonshem.
Ajo qe ne nuk e meritojme, jane spjegimet e secilit nder ta.
Te bejne te vjellesh. Po po te vjellesh.
Tani sapo, me dhune kishte hyre ne tv nje prej tyre.
Nuk mbajti ndonje fjale “historike”, sic e do momenti.
Tha se, per te dhe shqiptaret si ai, kishte rendesi te madhe, nje “Shqiperi e Forte”.
Nisjen drejt “Shqiperise se Forte”, ai e shihte tek cadra dhe Lulzim Basha.
Ai spjegoi-pa e pyetur kush, se nuk e kishin paguar te ishte aty, por kjo “Shqiperia e Forte”, kishte mjaftuar qe ai te ishte aty.
Patriot, te respektoj pa fund, ty, mendjen tende dhe vepren tende.
Por kaq nuk pengon te mos t’i them dy fjale;
Shqiperia nuk behet e forte duke vrare kundershtaret!!
Aty ku ti po spjegoje gjithe siklet arsyet e vizites tende, ai, autori i “Shqiperise se Forte”, ka vrare kater njerez krejt te pafaj, thjesht pse po protestonin mu aty, ne ate bulevard;
Aty, ashtu ka vrare vetem fashizmi, edhe ai i forte ishte.
Une nuk di ne ti e di kete apo jo.
Por te shkelesh aty, mbi Pllakat e tyre, ne dac fizikisht apo ne dac menderisht eshte e rende.
Shume e rende per nje intelektual.
Nese per keta ne Shqiperi nuk ka rendesi jeta-produkt i asaj qe Sali Berisha e Lulzim Basha bene si qeveritare ne kete vend, per ty, zoterues i nje kulture te gjere e mbeshtetur ne humanizem, te drejta bazike- duke nisur nga ajo e jetes, kjo eshte e pafalshme.
Per ne, te vraret nga kjo “Shqiperia e Forte” eshte shume fyese!”
https://www.facebook.com/KimMehmeti/videos/10155051796277141/