Mustafa: I kemi plotësuar 94 kritere për liberalizim

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të bëhet vetëm në bashkëpunim me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mustafa i bëri komentet në një tubim partiak në Rahovec, me rastin e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në këtë qytet.

“Do të merren vendime legjitime për Ushtrinë e Kosovës, Por do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me NATO-n dhe Amerikën sepse jemi të interesuar që të kemi një ushtri, e cila do të jetë ushtri në suaza të NATO-s, e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga qytetarët tanë. Dhe nuk dyshojmë që do ta arrijmë këtë objektiv”, tha ai, raporton EkonomiaOnline.

Kreu i LDK-së foli edhe për çështjen e demarkacionit.

Ai tha se Kosova i ka plotësuar 94 kritere nga 95 sa janë kërkuar për liberalizimin e vizave.

“Ne vlerësojmë se tani është koha ta plotësojmë dhe atë kriter që qytetarët tanë të mos presin nga 6 muaj para ambasadave të shteteve të huaja për të vizituar të afërmit… Asnjë arsye nuk ka, asnjë deputet, që mos ta votojë demarkacionin me Malin e Zi”, tha Mustafa.

Kurse, kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se për shtatë vitet e kaluara nuk ka pasur investime sa vitin e fundit në Rahovec.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme