Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, kishte autoritet për të caktuar komisionet për zgjedhjen e kandidatëve për borde, e poste tjera të larta. Komisioneve, pastaj ua jepte listën prej tre kandidatësh dhe u tregonte se kush duhej të ishte i pari, i dyti dhe i treti në listën e ngushtë. Këto veprime të Grabovcit, dëshmohen për përgjimet telefonike që Insajderi i sjell në pjesën e XVIII-të të Dosjes së Shefave.
Adem Grabovci, kishte caktuar një komision në përbërje të Ilhami Gashit, Fitim Krasniqit dhe një personi të quajtur Xhavit për zgjedhjen e e një drejtori të një agjencie shtetërore. Gashi ka qenë sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndersa Fitim Krasniqi ka qenë dhe është sekretar i Qeverisë.
Grabovci, ia kishte caktuar paraprakisht renditjen tre kandidatëve për këtë pozitë. Donte që Adnani të renditej i treti në listën e ngushtë. Luta i dyti dhe në vendin e parë donte që të rangohej gjinia e bukur.
Nuk dihet nëse e kishte fjalën për Arbenita Pajazitin, një zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë me precedent penal.
Pajazitin, Grabovci kishte provuar ta sillte në krye të Agjencisë për Produkte Medicionale. Por, pas intervistimit, Arbenita Pajaziti ishte renditur e dyta, ndërsa Ilir Dushi, që nuk figuronte fare në listën e Grabovcit, ishte ranguar i pari.
Për këtë rezultat, Adem Grabovci ishte bërë shumë nervoz. Kjo dëshmohet me serinë e VI-të të Dosjes së Shefave.
Në serinë e XVIII-të, Insajderi sjell katër biseda telefonike të Adem Grabovcit, të përgjuara në vitin 2011. Secila prej tyre dëshmon planet e Grabovcit, për të futur nën kontroll institucione shtetërore me anë të emërimit të njerëzve që do të punonin për interesa të tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, që drejtohej nga Hashim Thaçi.
Përgjimet tregojnë se njerëzit i kërkonin ndihmë Grabovcit për të gjetur një vend pune. Por, disa prej tyre i kishte mashtruar se do t’u ndihmonte siç ishte rasti me kandidatin për polic, Gani Nikqi, e disave ua kishte bërë bajat, duke u tallur me ta.
“Ngo dost…, t’kom propozu për nifar veni, nesër e keni nifar takimi, ti e Ilhamia… edhe Fitimi”, i thotë Grabovci, Xhavitit.
“Kqyr, konsultohu me Ilhaminë”, shton ai.
“Hajde i nderum, çka koka problemi me Ilhaminë se unë e kom pa që kto nivelet e larta drejtuse…, po shyqyr, që nuk pom ndodh shumë me luhatë”, ia kthen Xhaviti.
“Se për pa e luhatë…, se ma kanë msu zanatin kta t’Ministrisë, t’Administratës Publike që janë marrë me komisioner, pom thirrin kshtu shpesh…”, tregon Xhaviti angazhimet tjera të ngjashme.
“Jo, jo, qita e ki, qita e ki, për qef prej meje, se jom konsultu me Ramën”, sqaron Grabovci.
“Po, po, ke…, se pom thirrin si shpesh edhe me intervista, po s’o problem, me rëndësi osht që kandidati, kur del para komisionit, mos me koritën, Fatmirin, për shembull që po porositë, qajo me rëndësi”, shton Xhaviti, ndërkohë që Grabovci i tregon listën e kandidatëve dhe renditjen që duhet të kenë.
“Unë , t’garantoj se nuk ki, i ki… edhe Adnani bon me kon i treti… Luta i dyti, gjinia e bukur e para”, urdhëron Grabovci.
“ A ke, fol me ata… Fitimi kryetar komisioni, hiç mos ta nin”, thotë Xhaviti.
“E kem ni profesor aty, t’mjeksisë…, edhe ai kishte kriterium, ma të ashpër se unë, që të thash atë ditë”, shton Xhaviti.
“ Bisedon, bisedon…, të thirri… ose pimë ni kafe, nesër n’mëngjes bashkë ose…”, i thotë Grabovci.
Në një bisedë tjetër, një person i paidentifikuar deri tash i telefonon Grabobvcit dhe e pyet për disa pozita. Nga biseda, shihet se janë të afërm. Grabovci, e pyet se a po kthehet procesi në pikën zero.
“Ju, po ktheni n’pikën zero a”, pyet Grabovci.
“ Jo, n’pikën zero, n’pikën fillestare”, shton ky person.
“E, po t’lutëm… e qishtu kur t’boni dallavere…, kur t’bajnë dallavere njerëzit”, shton Grabovci.
“ Vallahin qishtu, kur si rrin vetit gati”, ndërhyn bashkëbiseduesi, derisa Grabovci thotë se njerëz palidhje kishin konkurruar për borde.
“ Jo…, palidhje njerëz kishin pas kunkuru, nëpër ato borde t’hamomit. Kish marrë vendim Qeveria me i kthy krejt, mi anulu. Dhe mu m’pëlqej ai vendim i tynev”, thotë Grabovci.
“Ja mirë, masi veç…, super osht a din, thjesht nashta ma mirë bahet masanej, unë s’pe kom kit marak”, thotë bashkëbiseduesi.
“Aty, duhet, aty duhet, veç eksperta njerëz me përvojë, njerëz që dinë me menu… me bo politika, u bo, u bo, thash mos ka naj sen t’veçantë”, shton Grabovci.
“Jo, jo, a din veç jon do sene a din…, u bo”, ndërhyn bashkëbiseduesi.
Në një bisedë tjetër, Grabovci flet me një person që e quan Fati. Grabovci interesohet se çfarë ka ndodhur me Bukurije Krasniqin për të cilën kishin biseduar paraprakisht.
“E për Bukurije Krasniqin që patum bisedu… Çka u bo?”, e pyet Grabovci.
“Hala kurgjo, vallain”, shton Fati.
“Kqyr, kqyr, mos e kanë marr dikon tjetër aty e me i qu n’rrot t’sames na tanë….”, kërkon Grabovci.
“Jo, jo s’e kanë marr kërkon hiç”, sqaron Fati.
“Shko, kqyr interesohu, t’lutëm edhe tregoi…”, udhëzon Grabovci.
Fati i tregon se dikush e ka vendosur në Youtube Naserin, me Musteqën. Fjalën e ka për Naser Mrasorin dhe Mujë Rugovën. Thotë se janë bërë nervoz.
“Musteqja, me Naserin, Muj…, Muja”, thotë Fati.
“ A…, e bajt me shnetë, nëse ka bo ashtu, let shkon n’rrotsames”, thotë Grabovci, për ta porositur Fatin që të interesohet për Bukurije Krasniqin. Shton së nëse kanë marrë dikë tjetër, do të prishen keq.
Ndërkohë, një person tjetër që e thirr Grabovcin që të kujdeset për punën e tij, tregon se si ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ose e shpërfill, ose nuk dëshiron të flas në telefon për këtë cështje.
“Krejt çka du me të thanë osht me pas kujdes për qat punën rreth meje”, thotë bashkëbiseduesi.
“A o ka bjen borë a, a qysh osht koha naton”, e pyet Grabobci.
“ Knej, nuk o t’u ra borë, po ftoftë”, shton bashkëbiseduesi.
“Bistrica a ka ujë”, vazhdon Grabovci.
“Urno”, çuditet me pyetjen e Grabovcit, bashkëbiseduesi.
“Bistrica ka ujë pak, hahahah… pse”, shton bashkëbiseduesi.
“Natën e mirë”, ia mbyll muhabetin Grabovci, teksa bashkëbiseduesi e porosit edhe njëherë që mos të harrojë.
Biseda e parë
Xhaviti: Alo.
Grabovci: Përshëndetje.
Xhaviti: Përshëndetje.
Grabovci: Zoti… Xhavit?
Xhaviti: Po, po vetë i dyti.
Grabovci: Vetë i dyti, me kon je vlla aty.
Xhaviti: Po, me Xhavitin.
Grabovci: Veç me, veç me ty…
Xhaviti: Veç me sekretarin.
Grabovci: Me kon?
Xhaviti: Me sekretarin.
Grabovci: Hahahaha…
Xhaviti: A sje shku atje?
Grabovci: Adem Grabovci, ktu.
Xhaviti: Auu… unë tu menu që jom tu fol me ni tjetër vallahin.
Grabovci: Hahahah…
Xhaviti: M’fal Adem, si je?
Grabovci: Ça i ki puntë si je a je mirë?
Xhaviti: Kesh t’u menu, krejt zanin e Osman Kelmendit, se qitash m’thirri, e, e lam mu taku me to dikun.
Grabovci: Aha.
Xhaviti: Si je?
Grabovci: Ça i ki puntë, a je mirë?
Xhaviti: Mirë, faleminderit, a je lodh ti?
Grabovci: A je lodh, si ke kalu?
Xhaviti: Mu lodh…, s’po thom shumë, veç edhe pak jo.
Grabovci: Jo, jo, ki energji ti, nuk je shku rasisht aty. Besoj e ki energjinë.
Xhaviti: Po, po thash, nuk po thom si shumë, po edhe pak jo, se jo jo m’u lodh jo.
Grabovci: Ngo Dost.
Xhaviti: Si je ti?
Grabovci: Mirë, mirë.
Xhaviti: Si i ke puntë, familjen si e ke, shoqnin, rrethin, krejt?
Grabovci: N’përgjithësi mirë, n’përgjithësi mirë.
Xhaviti: Çka bone, a çka vyjte?
Grabovci: Me punë me angazhime me… po…, nuk jom t’u shku keq, mujnë ma mirë, kadal dal.
Xhaviti: Po, po, ça ka n’Kuvend atje?
Grabovci: Unë, t’kom propozu për nifar veni, nesër e keni nifar takimi, ti e Ilhamia.
Xhaviti: Unë e kush? Po, po, po t’nij
Grabovci: Ti, Ilhami Gashi edhe Fitimi.
Xhaviti: Ku?
Grabovci: Jeni bashkë nesër.
Xhaviti: Po.
Grabovci: Kqyr, konsultohu me Ilhaminë.
Xhaviti: Hajde i nderum, çka koka problemi me Ilhaminë se unë e kom pa që kto nivelet e larta drejtuse…, po shyqyr, që nuk pom ndodh shumë me luhatë.
Grabovci: Hahahaha…
Xhaviti: Se për pa e luhatë (nuk kuptohet), se ma kanë msu zanatin kta t’Ministrisë, t’Administratës Publike që jon marrë me komisioner, pom thirrin kshtu shpesh…
Grabovci: Jo, jo, qita e ki, qita e ki, përqejf prej meje, se jom konsultu me Ramën.
Xhaviti: Po, po, ke…, se pom thirrin si shpesh edhe me intervista, po s’o problem, me rëndësi osht që kandidati, kur del para komisionit, mos me koritën, Fatmirin, për shembull që po porositë, qajo me rëndësi.
Grabovci: Unë , t’garantoj se nuk ki, i ki… edhe Adnani bon me kon i treti.
Xhaviti: Ehhh… s’osht, s’osht problem.
Grabovci: Luta i dyti, gjinia e bukur e para.
Xhaviti: A ke, a ke fol me me ata… Fitimi kryetar komisioni, hiç mos ta nin.
Grabovci: Po, po.
Xhaviti: E kem ni profesor aty, t’mjeksisë.
Grabovci: Ëhë.
Xhaviti: Edhe ai kishte kriterium, ma të ashpër se unë, që të thash atë ditë.
Grabovci: Bisedon, bisedon…, të thirri… ose pimë ni kafe, nesër n’mëngjes bashkë ose…
Xhaviti: Hiç, hiç… jom veç me sekretarin…
Grabovci: Okej, okej.
Xhaviti: Tung, tung, kalo mirë, hajt mirëupafshum.
Biseda e dytë
X: O shef, përshëndetje.
Grabovci: Çka po bon?
X: Qysh t’kom?
Grabovci: Mirë, mirë.
X: Shëndeti, mirë?
Grabovci: Top. Ça ka tre ka ti?
X: Vallahi, t’thirra për… për do vena t’punës që kanë marrë aty, osht…
Grabovci: Qysh osht, osht koha, natanë ka ju?
X: Mirë, mirë, osht?
Grabovci: A po ka shi, a borë a?
X: Po, po shfaqen kohë pas kohe, hahahaha.
Grabovci: Ehhh…t’shfaqunat e t’reshunat e kohë pas kohshme, ato na bajnë shëndetë.
X: Hehehehe…
Grabovci: (nuk kuptohet)
X: Mirë shef, vallahin n’përgjithësi top top.
Grabovci: Diçka tjetër, s’ka?
X: Jo, jo, s’ka, veç, thash t’shof pak…
Grabovci: Okej, hajt, hajt, dëgjohemi, kur t’kish kohë pim kafe.
X: U bo shëndet, hajt
Grabovci: Ju, po ktheni n’pikën zero a?
X: Jo…, n’pikën zero, n’piken fillestare.
Grabovci: E…, po t’lutem…, hahaha… e qishtu kur t’boni dallav…, kur t’bajnë dallavere njerëzit.
X: Vallahin qishtu, kur si rrin vetit gati.
Grabovci: Jo…, janë, palidhje palidhje njerëz kishin pas kunkuru, nëpër ato borde t’hamomit. Kish marrë, kish marrë vendim Qeveria me i kthy krejt, mi anulu. Dhe mu m’pëlqej ai vendim i tynev.
X: Ja, jaa…, mirë, masi veç…, super osht a din, thjesht nashta ma mirë bahet masanej, unë s’pe kom kit marakë.
Grabovci: Aty, duhet, aty duhet, veç eksperta njerëz me përvojë, njerëz që dinë me menu… me bo politika, u bo, u bo, thash mos ka naj sen t’veçantë.
X: Jo, jo, a din veç jon do sene a din…, u bo.
Grabovci: Kur dush, kur dush dilni…
X: U bo, u bo, hajde shëndet, tung tung.
Biseda e tretë
Fati: Fol, shef?
Grabovci: Hej, Bos.
Fati: Fol?
Grabovci: E për Bukurije Krasniqin, që patum bisedu.
Fati: Po.
Grabovci: Çka u bo?
Fati: Hala kurgjo, vallain.
Grabovci: Kqyr, kqyr, mos e kanë marr dikon tjetër bal aty e me i qu n’rrot t’sames na tanë….
Fati: Jo, jo se kanë marr kërkon hiç.
Grabovci: Shko, kqyr interesohu, t’lutem edhe tregoi… (nuk kuptohet)
Fati: Po, po o nervoz, pak.
Grabovci: Pse?
Fati: Po ja kanë qitë, tu e kqyr, kur u konë (nuk kuptohet) me Naserin n’Spanjë e ja kanë qitë n’YouTube, n’internet, tu e kqyr ndeshjen e Barcelonës a s’di kon.
Grabovci: Kon ja kanë qit?
Fati: Tu e përcjellë ndeshjen.
Grabovci: Kush?
Fati: N’Spanjë burrë, ja ka qit, ni djalë i Pejës, s’di kush osht ai.
Grabovci: A?
Fati: I Pejës, dikush.
Grabovci: E kush t’u e përcjellë lojën?
Fati: Musteqja me Naserin.
Grabovci: A?
Fati: Musteqja, me Naserin, Muj…, Muja.
Grabovci: Aaa…, e bajt me shnetë, nëse ka bo ashtu, let shkon n’rrotsames.
Fati: Po vallahin, direkt atje, hihihihi…
Grabovci: Interesohu, t’lutem A.
Fati: Po, po, patjetër, po hala…
Grabovci: Edhe thuj, thuj prishem bashkë, nëse…
Fati: U kry Bos.
Grabovci: Hajt, hajt t’lutem e tregom, tung.
Fati: Hajde u bo.
Biseda e katërt
Grabovci: Alo.
X: Përshëndetje.
Grabovci: Përshëndetje.
X: A je mirë? Po t’marr pak kohë, po deshta me t’pytë a do t‘jesh nesër këndej.
Grabovci: Ja…
X: Mirë.
Grabovci: Ëë…
X: Ëë… Krejt çka du me të thanë osht…
Grabovci: A?
X: Krejt çka du me të thanë osht me pas kujdes për qat punën rreth meje.
Grabovci: A… o ka bjen borë a, a qysh osht koha naton.
X: Knej, nuk o t’u ra borë, po ftoftë.
Grabovci: Bistrica a ka ujë?
X: Urno?
Grabovci: Bistrica a ka ujë?
X: Bistrica ka ujë pak, hahahah… pse?
Grabovci: Natën e mirë.
X: Tung. Naten e mirë, naten e mirë.
Grabovci: Hajt.
X: Shef, mos harro, t’lutem.
Grabovci: Tung.
X: T’përshëndes, tung tung. /Insajderi.com
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).