Ja cfarë shkruhet në letrën që Trump ia dërgoi Vuçiqit

Kryeministri serb, Aleksandar Vuciq ka marrë një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shkruan Tanjug.rs.

Sipas mediave serbe, kjo ishte “përgjigja” e Trump për Vuciq, pas letrës që i kishte dërguar ky i fundit me rastin e marrjes së detyrës si president.

Në këtë letër thuhet se Trumo i çmon lidhjet e ngushta miqësore që i ka me Serbinë dhe se ai e mbështet qëllimin e saj për anëtarësimin në BE, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

“vlerat që ndajmë janë të dukshme në marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen tonë për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Kjo do të ndihmojë për të siguruar një të ardhme të begat dhe të sigurt për vendin tuaj dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, pretendohet se thuhet në letrën e Trump të dërguar Vuciq, të deklaruar nga Qeveria e Serbisë./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme