Stratfor : Kremlini do të shkaktojë një sërë krizash në Ballkan

Lajme jo të mira vijnë për Ballkanin. Newsweek.rs. duke iu referuar studimit të fundit të Agjencise private te inteligjencës Stratfor, SHBA, e cila merret me analizat gjeopolitike dhe strategjike dhe parashikimet, ka bërë të ditur parashikimin e fundit për Ballkanin dhe shtrirjen e ndikimit rus mbi të.

Në një artikull me titull “Rusia dredh folenë e grerëzave”, Stratfor parashikon tre elemente kyçe që pritet të ndodhin shumë shpejt.

“Moska do të vazhdojë të “shfrytëzojë ndarjet” në Ballkan, “ka qenë tradicionalisht bazë për gara të forcave botërore” shkruan gazeta.

Sipas saj, Putin do vazhdojë strategjinë dhe Perëndimi nuk është i afë të bëjë gjë për ta ndaluar.

Kështu ndikimi i Rusisë do të vazhdojë të zgjerohet në Serbi, veriun e Kosovës, Malin e Zi dhe Maqedoni.

Në fund, Stratfor parashikon se duke nxitur tensione në rajon, Kremlini do të shkaktojë një sërë krizash të cilat Perëndimi nuk do të jetë në gjendje t’i menaxhojë.

Gjatë dy vjetëve të fundit, ndikimi i Rusisë në Serbi në mënyrë të qartë po rritet.

Tani që Kosova flirton me idenë se forcat e saj të armatosura të sigurisë të shndërrohen lehtësisht në një ushtri të vërtetë, SHBA-ja dhe NATO-ja kanë kërcënuar se do të tërheqin mbështetjen e tyre për të mbrojtur Kosovën, nëse është fjala për këtë.

Autoritetet në Prishtinë kanë frikë se për shkak të ndarjeve të brendshme brenda Bashkimit Evropian dhe administrata e re në Uashington, Perëndimi nuk do të kenë kohë për të mbajtur një sovranitet shtetëror nëntë-vjeçare.

Nëse tensionet vazhdojnë të rriten  mes të Serbisë dhe Kosovës, Rusia do ta përdorë për të krijuar një krizë të plotë në terren, parashikon agjencia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme