Gjermania me ligj të ri: Makinat e huaja do paguajnë taksë kur hyjnë në shtetin e tyre!

 

Shoferët e makinave me regjistrim jo-gjerman, së shpejti pritet të paguajnë taksë në momentin që hyjnë në Gjermani.

Shtëpia gjermane e parlamentit, ka propozuar planin për të futur një taksë rrugore për makinat e regjistruara jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

Taksat do të jenë të bazuara në varësi nga sasia e emisioneve të prodhuara nga automjeti, makinat më pak ndotëse do të paguajnë më pak, ndërsa norma maksimale do të jetë 130 euro, raporton Bild.

Ky projektligj pritet të progresohet përmes procesit legjislativ gjerman përpara se të hyjë në fuqi, pasiqë me disa kundërshtime brenda vendit nuk dihet se sa kohë do të marrë.

Vlenë të theksohet se Gjermania ka pasur një sistem të pagesave që disa vite për kamionë, por është një nga disa shtetet evropiane që nuk ka pasur ende këtë ligj për makina. Shumica e fqinjëve të saj, duke përfshirë Austrinë, Zvcirën dhe Francën, kanë sisteme të pagesave për makina private, por ndryshe nga ky plan i Gjermanisë, ato nuk bëjnë dallime midis të huajve dhe shtetasve.

Në atë moment që ky ligj do të zbatohet, është përllogaritur që shteti të gjenerojë deri në 500 milion euro në vit nga shoferët e huaj, ndërsa shtetasit gjermanë nuk përfshihen nga pagesa e kësaj takse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme