“Klani i Rognerit, kurdisi vrasjet e ushtarëve të UÇK-së”

“Ushtarët dhe ushtarakët e UÇK-së, të cilët u vranë pas luftës, disa nga ta u vranë  nga hakmarrja, disa u vranë për inate personale, shpesh herë për gjëra krejt banale, por shumica e ushtarëve dhe komandantëve të rëndësishëm të UÇK-së, të vrarë pas luftës, janë vrarë në mënyrë të sinkronizuar nga disa ushtarakë që dinin tepër gjëra. Shumica e të vrarëve nuk ishin nën kontrollin e klanit të Rognerit . Nëse nuk jepnin rezultate dosjet, etiketimet, shantazhet, atëherë bënin punë vetëm plumbat, pra vriteshin ose ‘vetëvriteshin’ ose vriteshin në ndeshje të kurdisura të komunikacionit”, ka thënë Miftari për “Bota sot”.

Pas kaq shumë vitesh ende nuk janë zbardhur vrasjet e shumë ushtarëve të UÇK-së pas luftës. Këto vrasje nuk zbardhen as nga prokuroria e as nga institucionet e tjera të drejtësisë. Familjarët vazhdimisht kishin kërkuar zbardhjen e këtyre vrasjeve, por deri më tani thuajse asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.  Por, Prokuroria e as institucionet e tjera nuk bëjnë zgjidhje, vetëm se zotohen se do të punojnë në këtë drejtim.

Djali i Smajl Hajdaraj, Shpejtim Hajdaraj,  duke folur rreth vrasjeve të pasluftës, thotë se janë lloj-lloj dhe vrasjet janë kryer për arsye të ndryshme.

“Pra kemi të bëjmë me personalite që për shkak të veprimtarisë ushtarake, politike dhe atdhetare janë vrarë. Me një fjalë, kundërshtar politik. Personalietet më me autoritet u vranë pothuajse në rrethana të njëjta, ose si ushtarak e luftëtar të ish Ministrisë së Mbrojtjes apo krahu institucional që quhej, ose si aktivists dhe funksionar institucionalë nga radhët e LDK-së, si dhe bashkëpunëtorë të Kryetarit Ibrahim Rugova”, tregon Hajdaraj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme