Kërkohet konfiskimi i pasurisë së ish-gjyqtarit Kolë Puka

Dy banesa, njëra në Prishtinë e tjetra në Klinë, një shtëpi dykatëshe, një truall prej 300 metrash katrorë, si dhe mbi 235 mijë euro.

Prokuroria ka kërkuar të premten nga Gjykata që t`i konfiskohen ish-gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Kolë Puka.

Kjo pasuri, sipas Prokurorisë, është fituar në mënyrë të kundërligjshme. Aktualisht gjendet e sekuestruar, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo me këtë kërkesë nuk është pajtuar mbrojtja e Pukës, e cila e ka konsideruar kërkesën të pabazuar.

Rreth saj Gjykata pritet të vendosë kur të publikojë aktgjykimin.

Ish-gjykatësi Puka po akuzohet për nxjerrje të paligjshme të vendimeve gjyqësore, për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo të autorizimit, për pastrim parash dhe shmangie nga tatimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme