Një hulumtim i ri nga analistët në Barclays zbulon se celulari i ri do të ketë një ekran me teknologjinë “True Tone”.
Fillimisht e prezantuar si një veçori ekskluzive për iPad Pro, Apple ka në plan që këtë teknologji ta përdorë edhe në ekranin e celularit të ri, teknologji kjo e cila “automatikisht i adaptohet ngjyrës dhe intensitetit të ekranit për t’u përshtatur në dritën e mjedisit tuaj”.
Rezultati përfundimtar është një ekran me më shumë ngjyra natyrale, duke e përmirësuar kështu dukshëm përvojën e shikimit në të.
I paketuar me një ekran OLED, iPhone 8 pritet të jetë celulari me ekranin më të avancuar deri më tani.