iPhone i ri do të ketë True Tone display

True Tone nënkupton se ngjyra dhe intensiteti i panelit vepron në mënyrë automatike me rrethinën

Banka investuese Barclays konsideron se modeli kryesor në serinë e iPhone 8, i cili pritet të vijë me ekran OLED, do të ndajë funksionin e ri me telefonat iPhone 7s dhe 7s Plus, apo thënë më konkretisht të gjitha modelet do të kenë True Tone display.

Pajisja e parë e Apple që ka ardhur me True Tone display ishte iPad Pro 9.7, edhe pse ishte dashur që iPad Pro 12,9 inç të vijë me të njëjtin funksion.

True Tone nënkupton se ngjyra dhe intensiteti i panelit vepron në mënyrë automatike me rrethinën. Për shembull, nëse display në ekran do të jetë me ngjyra më të nxehta, kur pajisja të përdoret nën dritën artificiale, përkatësisht do të ketë nuanca më të ftohta kur ju jeni jashtë, në mot të ngrysur.

Diçka e tillë do të jetë e mundshme në telefonin e ardhshëm iPhone, që do të ketë një sensor ambiental të ndriçimit të plotë të spektrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme